Abazoviq: Ideja është që ta zhbllokojmë Malin e Zi

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq – ka thënë që ideja e tij për krijimin e një qeverie të re – është që të “zhbllokohet shteti” dhe të ketë instuticione funksionale.
Në një konferencë të mbajtur për media – në Podgoricë ai potencoi se “ideja është që ta zhbllokojmë Malin e Zi, që shteti të ketë institucione funksionale dhe stabilitet. Në vend që të grindemi, të kemi pajtim dhe të përpiqemi të ndërtojmë një perspektivë evropiane.
Teska shtoi se “ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione”.
Abazoviq – po ashtu tregoi disa nga piroritetet normative.
“Ndër prioritetet normative janë marrëveshja për bartësit e funksioneve gjyqësore, harmonizimi i rregulloreve gjyqësore me rregulloret e BE-së, Ligji për origjinën e pronës, i cili pret dritën jeshile të BE-së, reforma zgjedhore, rishikimi i gjendjes aktuale në arsim dhe kulturë, si dhe rishikimi i të gjitha vendimeve për personelin në këto fusha”.
Abazoviq është propozuar për postin e kryeministrit të qeverisë së re të Malit të Zi më 3 mars, nga presidenti, Millo Gjukanoviq.
Ndërsa, paraprakisht, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së mëparshme kaloi në kuvend me votat e URA-s së Abazoviqit dhe të opozitës së prirë nga DPS-ja e Gjukanoviqit. /Shqip.com