Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine bashkëpunëtorëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që veç para disa ditësh mbronte “ngjyrat” e VV-së, Haki Abazi, siç duket e ka marrë me shumë qejf punën e opozitarit.
Ai sot në një status ka hedhur disa tallje në drejtim të kryeministrit Kurti. Këtij të fundit ia ka përmendur qenin tapall në QKUK, që tanimë kryeministri e përdorte si metaforë në premtimet e tij në fushatën elektorale. Madje përmendi edhe shprehjen tjetër të Kurtit, kur akuzonte ish-presidentin Thaçi se ka vendosur “thikat mbi harta”.
Tani Abazi thotë se Kurti këto thika ua ka futur pas shpine bashkëpunëtorëve.
“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë”, shkroi ai.
/Shqip.com