Lajme

AAK: Qeveria me 18 gusht të mos diskutojë për çështje teknike por për marrëveshjen finale me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë. Në këtë mbledhje është diskutuar për procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

Nga mbledhja e kryesisë AAK-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që me 18 gusht të mos diskutojë për çështje teknike por për marrëveshjen finale me Serbinë.

Foto nga mbledhja e kryesisë

“Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë”, thuhet më tutje në reagim.

18 gusht pritet të jetë data kur të dy kryeministrat ai i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të zhvillojnë takimin e radhës.

Kjo është konfirmuar nga ana e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano./Shqip.com