Ekonomi

AAK kërkon shfuqizimin e vendimit për rritje të normës tatimore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizojë vendimin për rritjen e tatimit në pronë.

Përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare, AAK thotë se rritja e tatimit në pronë ka goditur xhepin e qytetarëve.

“Të ndalen mashtrimet, qeveria ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë! Vendimi i Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë, ka goditur direkt xhepin e qytetarëve, në këtë kohë kur çmimet për secilin produkt janë dyfishuar”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Krahas kësaj thuhet se Qeveria po vazhdon me ‘mashtrime’

“Në mungesë të veprimeve serioze në shërbim të rritjes së mirëqenies socio-ekonomike, qeveria paska vendosur që përmes kuvendeve komunale të vazhdojë me mashtrim, me propozimin për faljen e tatimit në pronë për 100 euro. Kjo nismë është anti-ligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë. Kjo qasje mashtruese duhet të ndalet! Të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022”.

Kujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve ka thënë se nuk do të ketë ule të tatimit në pronë dhe se norma tatimpaguese do të jetë 100 për qind.

/Shqip.com