AAK-ja e fiton Klinën
Publikuar:
(14.11.2021 21:14:30)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Klinës.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë kryetar i kësaj komune edhe për katër vitet e ardhshme.
Elezaj ka marrë 7.866 vota apo 55.11 për qind, derisa Esat Raci i PDK-së ka 6.406 vota apo 44.89 për qind./SHQIP.com