AAK hap fushatën zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka hapur fushatën zgjedhore për votimet e 17 shkurtit.
Ramush Haradinaj, kryetar i kësaj partie e ka hapur fushatën përmes një adresimi ndaj qytetarëve, duke treguar se e kanë shkurtuar fushatën.
“Shëndeti është mbi të gjitha, meqenëse nuk do të kemi mundësi që të takohemi si herëve të tjera që të bashkëbisedojmë, që po ashtu të paraqesim programin tonë zgjedhor të Aleancës dhe njëkohësisht të prezantojmë kandidatët tonë edhe kandidatet për kryetar komune dhe për asamble komunale atëherë ju drejtohem në këtë mënyrë”.
“Ju siguroj se programi i Aleancës për qeverisjen në komuna që bazohet në qeverisje me qytetarin është programi i duhur për të kthyer jetën, zhvillimin ekonomik dhe normalitetin në komunat tona dhe në Kosovë”.
“Ju siguroj se kandidatët për kryetarë nga Aleanca, kryetarët aktualë të komunave dhe kandidatët tjerë janë njerëz me dinjitet, të zotë dhe profesionistë të mirë”.
Haradinaj përmendi emrat e kandidatëve:
Ardian Gjini në Gjakovë, Daut Haradinaj në Prishtinë, Bali Muharremaj në Suharekë, Zenun Elezaj në Klinë, Smajl Latifi në Rahovec, Bashkim Ramosaj në Deçan, Besnik Tahiri në Podujevë, Bekë Berisha në Istog, Rrustem Berisha në Pejë, Agron Kuqi në Junik, Lulëzim Kabashi në Prizren, Faton Jakupi në Kamenicë, Arta Ahmeti Xhylani në Drenas, Nazim Gagica në Gjilan, Agron Gashi në Dragash, Hasan Ismajli në Fushë Kosovë, Xhelal Krasniqi në Obiliq, Arben Halili në Ferizaj, Mensut Ademi në Vushtrri, Kastriot Berisha në Malishevë dhe Bashkim Budakova në Lipjan, të gjithë këta janë njerëz të dinjitetshëm, profesionistë dhe të aftë të udhëheqin me komunat tuaja”.