A u nda Leonora Jakupi nga i dashuri? Tregon këngëtarja
Publikuar:
(09.03.2022 08:55:24)

Leonora Jakupi është përfolur se është ndarë me të dashurin e saj.
Këngëtarja e cila së fundmi nxori dy projekte dedikuar UÇK-së, ishte sërish cak i lajmeve të pavërteta pasi u tha se ajo i ka dhënë fund lidhjes shumëvjeçare me të dashurin e saj.
Ky lajm po rezulton të jetë i pavërtetë.
Në një nga portalet kosovare ka marrë vëmendje komenti i Leonorës e cila i ka replikuar një gruaje që nuk la gjë pa thënë për këngëtaren kosovare.
Ndaj, Leonora ka reaguar duke komentuar për herë të parë në një portal.

Kujtojmë se janarin e vitit që lamë pas ishte bërë i ditur identiteti i biznismenit me të cilin është në lidhje Leonora tash e 9 vite.
I dashuri i këngëtares është bërë e ditur kohë më parë se është Nexhat Krasniqi./SHQIP.com