A po ndahen Donaldi me Beatrixin?

Që kur ka hyrë Romeo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndjekësit kanë vrenjtur një ndryshim të lojës së Donaldit.
Mirëpo dyshimet janë duke u shtuar edhe më tepër pasi aktori është duke iu shmangur çdo herë e me shumë Beatrixit.
Kjo pasi ai fillimisht vendosi që të mos të flej më këngëtaren duke u rikthyer kështu në të njëjtin krevat me DJ PM.
Por, pavarësisht kësaj ata janë duke u parë shumë rrallë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Tashmë është publikuar nga fansat fotografi dhe video ku shihet që Donaldi i është shmangur puthjes së këngëtares dhe shihet qartë ndryshimi karshi saj, pasi vetëm tre ditë më parë ai nuk i ndahej asaj.
Ndryshe deri më tani ai nuk ka deklaruar që i është larguar Beatrixit dhe asaj ajo nuk ka pasur ndonjë mospëlqim në reagimet e tij.
Ndryshe në nominime për këtë javë janë: Antonela, Meridiani dhe Sabiani, njëri nga ta do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri./SHQIP.com