Lajme

A po e respektojnë lokalet në Rrugën B masat anti-COVID, flasin Policia

Rruga B në Prishtinë

Të gjitha lokalet e rrugës B janë të boshatisura. Ndonëse është zonë ku më së shumti ka kafiteri, në këtë pjesë të kryeqytetit po respektohen masat e vendosura nga Qeveria, transmeton Shqip.com.

Kështu thonë policia, zyrtarë të së cilës po gjenden në terren për të shikuar nëse ndonjë veprimtari po kryhet gjatë orës policore.

Majore Vjollca Hoti, e cila ka dalë në këtë zonë thotë se punët e policisë në Rrugën B në Prishtinë, po shkojnë ashtu siç duhet, në kuadër të kompetencave që ka në zbatimin e ligjit anti-COVID, në koordinim me institucionet e tjera të thirrura në parandalim të përhapjes së pandemisë.

“Policia e Kosovës në kuadër të kompetencave që ka në zbatimin e ligjit anti-COVID është duke i realizuar detyrat e saj në koordinim edhe me institucionet e tjera të cilët janë të thirrura në parandalim të përhapjes së pandemisë”, tha Hoti.

Kurse një polic ka treguar se askush në pjesën ku ata janë duke e bërë inspektimin, nuk ka kundërshtuar me këto masa.

“Të gjitha lokalet këtu në rrugën B janë të mbyllura nuk ka ndonjë vëretje, sa i përket respektimit të masave”, raporton Klan Kosova.

“Nuk kemi pas raste të kundërshtimit, janë duke u munduar për t’i respektuar dhe ne jemi duke u e kryer detyrën tanë sipas ligjit”, e përfundoi polici.

Kurse edhe një pronar lokali tregojë se si po i respektojnë masat.

“Ne në ora 21:30 e kemi zbrazur lokalin, 20 minuta na ka duhur që ta pastrojmë, tash po e mbylli lokalin”, tha pronari për deri sa ishte duke e mbyllur lokalin.

Masat e reja për parandalimin e pandemisë COVID-19 kanë hyrë në fuqi më 30 gusht dhe do të zgjasin deri më 13 shtator. /Shqip.com