A ndikon mungesa e marrëdhënieve në shtimin e problemeve në çift?

Shumica e terapistëve të seksit pajtohen se të bësh seks më pak se 10 herë në vit është arsye e mjaftueshme për ta përshkruar marrëdhënien tuaj si krejtësisht aseksuale.
Megjithatë, sipas Dr. DavidSchnarch, mungesa e seksit nuk do të thotë se marrëdhënia ka probleme.
Edhe pse seksi mund të jetë mënyra se si çiftet shprehin zakonisht dashurinë dhe dëshirën e tyre, mungesa e seksit nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni duke shkuar drejt një divorci, shkruan Living.

Dr. Ian Kerner, një nga Psikologët Klinikë më të njohur i specializuar në terapinë e seksit thotë: “Kur nuk ka kohë, seksi duket se bie shpejt në fund të listës së detyrave, por, në përvojën time, kur çiftet ndalojnë së kryeri marrëdhëniet seksuale, marrëdhënia e tyre bëhet e pambrojtur ndaj zemërimit, tjetërsimit, tradhtisë dhe në fund, ndarja.
Si të sinkronizoni lëvizjet tuaja seksuale
Dr. Al Cooper, nga Qendra e Martesave dhe Seksualitetit thotë: “Zakonisht problemi qëndron te koordinimi! Çelësi është se sa mirë një çift i negocion momentet kur njëri fillon dhe tjetri refuzon.
Ashtu si me çdo marrëdhënie, ashtu edhe me seksin, shpeshtësia me të cilën e bëni atë kërkon kompromise.
Mund të duket sikur ju duhet të ngjiteni në një mal kur keni shumë gjëra të tjera për të bërë, por mbani mend: Seksi mund të jetë sërish argëtues.