Art Jetese

A mund të përmirësojë gjumin e natës leximi i një libri para gjumit?

Për fat të mirë për ‘krimbat e librave’ para gjumit, ka një studim të fundit që sugjeron se leximi është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj.

Por ka disa gjëra që duhet të dini përpara se ta shtoni atë në rutinën tuaj.

Një studim që përfshin 991 njerëz, i botuar vitin e kaluar zbuloi se afërsisht 40 për qind e njerëzve që lexonin para se të flinin ndiheshin sikur gjumi i tyre ishte përmirësuar.

Prova, e cila u organizua nga studiues të lidhur me Universitetin e Oxfordit dhe Universitetin e Irlandës, Galway, deklaroi: “Leximi i një libri në shtrat para se të flini përmirësonte cilësinë e gjumit, krahasuar me mos-leximin e një libri në shtrat”.

Një tjetër eksperte e gjumit, Lisa Artis, Zëvendës CEO e Sleep Charity, tha për Express.co.uk se leximi para gjumit është një “alternativë e shkëlqyer ndaj aktiviteteve të udhëhequra nga teknologjia” si shikimi i televizorit para gjumit./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022