A ka rënë në dashuri Bruno? Surpriza romantike për Efin, ngre dyshimet në studio!

Në puntatën e sotme të “Për’Puthen Prime”, Bruno befasoi të gjithë me një surprizë për njërën nga konkurrentet.
Bëhet fjalë për vajzën e re, Efin, e cila zgjodhi edhe në takim Brunon, ku shprehi pëlqim ndaj tij.
Bruno sonte kishte zbukuruar studion duke marrë një pamje krejt ndryshe.
Efi padyshim që mbeti e shtangur nga kjo surprizë, pasi të gjithë pritën se kjo surprizë do të jetë për Mikelën, e cila ka shprehur pëlqim të madh ndaj Brunos.
Bruno tregon se kjo është hera e parë që ka bërë një surpriza të tilla dhe personazhet në studio filluan të dyshojnë se ai është dashuruar.
Efi nga ana tjetër, shihet shumë e frikësuar, e kur pyetet nga opinionistja, Elita Rudi, se a do të ketë sy vetëm për Brunon tani e tutja, ajo thotë se është herët që të vendos vetëm nga një surprizë.
E sa i përket Mikelës, ajo shihet që është shumë xheloze dhe nuk dëshiron të diskutojë.
Surpriza përfundoi me një dedikim nga Bruno ndaj Efit, ku kishte bërë gati fjalë brenda balonave që bashkë formonin fjalinë: “Deri kur do t’i japim kuptim kësaj ndjesie”.
Ata pastaj u përqafuan dhe kërcyen me një këngë që kishte zgjedhur vet Efi gjatë kohës që patën në dispozicion.
Por rrugëtimi i tyre ende nuk ka mbaruar e presim të shohim vendimet e tyre në takimet e ardhshme. /SHQIP.com