A ka ndryshuar qëndrim Greqia ndaj Kosovës?
Publikuar:
(10.06.2024 10:08:08)

Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levanti, ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levanti, për gazetën beogradase “Politika” ka deklaruar se vendi i saj mbështet objektivin strategjik të Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Besoj fuqishëm se BE-ja me lëvizjet e saj të fundit si plani i zhvillimit të Ballkanit Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh, dëshmon se synon të vazhdojë zgjerimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë vendet e Ballkani duhet të kapë vrullin që është krijuar tani”, ka theksuar ajo.
/Shqip.com