Rozë

A ka lidhje Bardhi jashtë Big Brother?

Reperi, Bardhi,

Ditën e sotme ishte i ftuar në “Fan Club Big Brother VIP” shoku dhe menaxheri i Bardhit, Jetmiri, i cili ka komentuar deklaratën e artistit në shtëpi për një lidhje ose pëlqim që ka patur jashtë shtëpisë.

Sipas Agaj, Bardhi mund ta ketë thënë nga mllefi këtë gjë.

“Unë them se e ka bërë nga mllefi. Nuk ka një të dashur”.

“Nuk dyshoj te Bardhi se është shumë i sinqertë. Të them të drejtën të gjithë janë aty për lojë. Edhe një që thotë nuk jam këtu për vëmendje, nuk e besoj. Edhe Bardhi është aty për një qëllim të caktuar, po flas si menaxheri i tij”, tha Jetmiri.

I pyetur nëse mendon se Bardhi ka ndjenja të vëreta për Sarën, ai u përgjigj:

“Aty mundet me e ditë vetëm ai. Mund të gaboj nëse them ka apo nuk ka”.

/Shqip.com