Lajme

A ishte cak i shenjëstrimit Putini me një sulm me dron?

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Rusia ka kërcënuar Ukrainën për hakmarrje, pas atentatit të mundshëm ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, në Kremlin.

Rusia rezervon të drejtën të hakmerret “kudo dhe kurdo që e sheh të nevojshme” në përgjigje të sulmit me dron në rezidencën e presidentit Vladimir Putin, ka thënë Kremlini.

Zyrtarët thanë se dy dronë ukrainas u përpoqën të sulmonin Kremlinin herët në mëngjes, por bastisja u pengua. Presidenti nuk u lëndua në “sulmin terrorist” dhe kompleksi i Kremlinit nuk pësoi asnjë dëm, tha zyra e Putinit.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha për RIA Novosti se udhëheqësi rus nuk ishte në Kremlin kur ndodhi bastisja. Ai shtoi se Putin ishte duke punuar në rezidencën e tij Novo-Ogaryovo pranë Moskës.

Sulmi ndodhi ndërsa Rusia përgatitet për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj. Pjesa qendrore e përkujtimit të fitores kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj në Luftën e Dytë Botërore është parada ushtarake vjetore në Sheshin e Kuq, pak jashtë mureve të Kremlinit.

Ndryshe, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja nuk mund të konfirmojë raportet ruse se Ukraina ka shënjestruar Vladimir Putinin me një sulm me dron në orët e hershme të mëngjesit të mërkurës.

Duke folur për gazetarët, ai tha se vlefshmëria e raporteve nuk mund të dihet, ndërsa shtoi se çdo informatë e marrë nga Kremlini shihet me skepticizëm të madh.

Blinken tha se lufta është tashmë një disfatë strategjike për Rusinë dhe SHBA-ja ka besim se Ukraina do të rifitojë më shumë nga toka e saj në çdo kundërofensivë.

/Shqip.com