Rozë

A do të jetë opinioniste në BBV3, Zhaklin Lekatari jep përgjigjen

Opinionistja  e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve të saj tipike të drejtpërdrejta dhe spontane.

Ky rrugëtim i saj u shoqërua me shumë zëra, disa që e kritikonin e disa të tjerë që e vlerësonin për qëndrimet e saj natë pas natë në prime.

Shpesh ajo është kryqëzuar në rrjet pasi, jepte opinione të ashpra ndaj disa prej banorëve të dashur për publikun.

Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram, ajo ka zbuluar një detaj për pjesëmarrjen ose jo në “Big Brother”, qoftë si opinioniste apo banore.

E pyetur nëse do të marrë pjesë në edicionin  e tretë të këtij formati, ajo është përgjigjur se nuk e di ende për një përgjigje të saktë.

Kujtojmë se rrugëtimi i Zhaklinës si opinioniste këtë vit nuk ka qenë aspak i qetë, ajo është përballur me sulme dhe kërcënime të shumta në rrjet dhe të drejtpërdrejta.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja e hezitimit të saj për të marrë pjesë sërish në “Big Brother Vip 3”.

/Shqip.com