A do të jetë Elita Rudi moderatore e “Për’puthen” në vend të Bora Zemanit?
Publikuar:
(27.06.2022 16:47:22)

Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi në rrjetin social Instagram, Elita ka realizuar biseda virtuale.
Nga pyetjet më të ndryshme që iu parashtruan moderatores, njëra kishte të bënte edhe me pjesëmarrjen e saj në emisionin “Përputhen”.
Një ndjekëse i ka shkruar moderatores duke e pyetur se tani që Bora Zemani nuk është më pjesë e emisionit pse nuk e moderon ajo.
“Tani që Bora nuk është më moderatore e “PërPuthen”, pse nuk po bëhesh ti?”
“Hmmm…”, përgjigja e Elitës duket tejet enigmatike, duke krijuar dyshime se diçka e tillë mund të ndodhë.
