Rozë

A do të futet Butrint Imeri si banor në shtëpinë e Big-ut?

Moderatorja Kiara Tito është banore e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother Albenia e cila është edhe shumë  e komentuar për marrëdhënien e saj me këngëtarin Luiz Ejlli.

Por, krahas shumë mbështetësve, Kiara Tito ka marrë edhe mbështetjen e këngëtarit Butrint Imerit.

Madje është raportuar se ai ishte në Tiranë për të suprizuar moderatorën.

Pas kësaj ka reaguar edhe Butrint Imeri duke i mohuar këto pretendime.

“Gojët e liga: Butrinti në Tiranë, ndërkohë Butrinti”, ka shkruar ai duke sjell pamje nga Franca.

Jo vetëm kaq! Butrinti ka “vazhduar programin” e tij duke u shprehur se këtë të shtunë do të vijë befasia që sipas tij kanë kërkuar shumë. 

“Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.”

I pyetur në emisionin “Wake Up” për hyrjen e Butrintit të shtunën në shtëpinë e “BBV”, regjisori Eduart Grishaj as nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi gjë:

“Dy konkurrentë shumë të fortë janë gati”- tha ai, duke e lënë ende publikun me pikëpyetje për futjen e Butrintit.

/Shqip.com