“A do ta falje tradhtinë për hir të djalit”, bashkëshortja e Shpat Kasapit i përgjigjet ndjekësit

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë.
Ata kanë sjellë në jetë një djalë të quajtur, Roel.
Selvija po ashtu është aktive në rrjete sociale, ku se fundmi është përgjigjur në disa pyetje për jetën e saj private.
Ajo tha se nuk do ta falte Shpatin asnjëherë nëse do të tradhtonte.
Selvija ka zbuluar raportin e saj me nënën e Shpatit teksa tha se ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të jo vetëm gjatë shtatzënisë por edhe pas lindjes.
“M’ka vajzë të vogël, pasi Shpati ka një motër më të madhe të mrekullueshme dhe pastaj vij unë. Kemi raporte shumë të mira sinqerisht, madje tani jam në Gostivar tek mami im dhe më ka marrë malli të shkoj në Shkup që ta përqafoj mamin e Shpatit e të më këshilloj siç di ajo për shumë gjëra.”, tha ajo për vjehrrën.

Ndryshe, Shpati dhe Selvija ka disa muaj që janë martuar./SHQIP.com