Haradinaj: Vlera e pagës në Kosovë ka rënë 30 për qind

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vlera e pagës, krahasuar me ngritjen e çmimeve në Kosovë është e papërballueshme.
Sipas tij, të rrezikuar në Kosovë nuk janë vetëm të papunët por edhe të punësuarit, sepse vlera e pagës ka rënë shumë në muajin e fundit.
“Vlera e një page të para një muaji ka rënë për 30%”, kjo vlerë është më e ulëta, dhe kjo është një situatë e jashtëzakonshme “, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas kreut të AAK-së, një zgjidhje apo një veprim i shpejtë do të ishte ligji i pagave, me një rritje në proporcion me rritjen e çmimeve.
Ish-kryeministri Haradinaj tha se është e pamundur t’i ikim rritjes së çmimeve, por sipas tij, është obligim i Qeverisë që me rritjen e çmimeve të rriten edhe të hyrat për konsumatorë.
“Rritja e çmimeve të artikujve ka shkuar deri në 100 % dhe në bazë të kësaj duhet të reflektojë me ngritje të pagave. 400 euro është pragu minimal sepse vlera e këtyre 400 eurove krahasuar me vitet paraprak ka rënë në 200. Duhet me qenë 400 euro, kjo nuk është fontanë dëshirash, por duhet të rritet”, shtoi tutje Haradinaj./Teve1/