Rusia shkeli marrëveshjen e armëpushimit me Ukrainën
Publikuar:
(05.03.2022 15:47:55)

Rusia ka akuzoi “nacionalistët” ukrainas për thyerjen e armëpushimit që supozohej të fillonte në Mariupol dhe Volnovakha në orën 07:00.
Ndërsa, ministria e jashtme e Ukrainës ia ka hedhur sërish fajin Rusisë, raporton CCN.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë Rusinë për atë që e përshkroi si “shkelje të rëndë të marrëveshjeve për hapjen e korridoreve humanitare”.
“Granatimet e vazhdueshme e bëjnë të pamundur hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, dërgimin e ilaçeve [dhe] ushqimit”, shkroi ministria e jashtme në Twitter./SHQIP.com