Krasniqi në takim me Xhaferin: Të dy vendet e kanë dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim delegacionin nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryeparlamentari, Talat Xhafer.
Krasniqi ka bërë të ditur se së bashku me Xhaferin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon, Evropë si dhe për rritjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndër-parlamentar.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, për çka dy Kuvendet tona kanë miratuar tashmë edhe rezoluta konkrete”, ka shkruar Krasniqi.
Kreu i PDK-së, gjithashtu ka falënderuar kryeparlamentarin Xhaferi, për mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për Kosovën, veçanërisht në synimin për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare./Shqip.com
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferin është takuar edhe me homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka deklaruar se ata mbështesin Kosovën në aspiratat e saj për bashkëngjitjen në aleancën ushtarake të NATO-së./Shqip.com