“NATO qëndron me Ukrainën”

“NATO-ja qëndron me Ukrainën. Të gjithë janë duke e përkrahur Ukrainën dhe po vendosin sanksione ndaj Rusisë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë së bashku. Jemi aleanca më e madhe në gjithë historinë – ne nuk bëjmë gabime. Ne duam të parandalojmë konflikte – jo të rrisim konflikte”, tha ai.

Soltenberg po ashtu shtoi se “çdo sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj tërë aleancës. Ky sulm nuk ka qenë surprizë. Ne jemi munduar ta parandolojmë këtë, duke i treguar se do vendosim sanksione ndaj Rusisë – nëse e sulmon Ukrainën. Ajo çfarë po bëjmë ne është të mbrojmë, ne duam ta parandalojmë përshkallëzimin e situatës”.

Teksa, e përemendi se Rusia – thoshte vazhdimishte se nuk ka plane, por kjo nuk ishte e vërtetë.

“Ata na thanë që nuk kanë plane për ta pushtuar Ukraninë. Por, në të vërtetë patën. Kjo është situtatë shumë serioze. Është një sulm mbi një shtet të pavarur – dhe mbi njerëzit e pafajshëm të Ukraninës”./Shqip.com