Lajme Ballkan

COVID-19 në Maqedoni të Veriut: 81 raste të reja, asnjë i vdekur

Foto e ilustruar

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 81 raste të reja të infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar për viktima.

Ndërsa, janë shëruar 12 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 150 mijë e 362.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në 156 mijë e 380 si dhe të vdekur janë pesë mijë e 493 persona./SHQIP.com