“Lori Hoxha do ta mbaj me hatër Ilirin”, “parashikimi” i Stresit që po bën xhiron e rrjetit

Big Brother Vip” tashmë është shndërruar në spektaklin më të ndjekur të momentit.
E gjithë kjo pasi që është kthyer në një temë diskutimi për shikuesit si dhe për personazhet e njohur të ekranit, duke qenë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur figura “Vip” të showbiz-it shqiptar.
Mirëpo mbrëmë Ilir Shaqiri është shpallur fitues i këtij edicioni.
Ku i fundit është akuzuar për një miqësi me Lori Hoxhën.

Madje, në një intervistë para disa kohësh, reperi i njohur Stresi u shpreh se kjo njohje do të ndikojë në fitoren e spektaklit.
“Duke parë që Iliri ja ka dhënë ‘Dancing with the stars’ dikur çmimin e parë Lori Hoxhës dhe mendoj që do jetë diçka që do ta shohi më me hatër në kuptimin e fjalës”, ka thënë ndër të tjera reperi.
Kjo deklaratë e Stresit është bërë virale në rrjetet sociale. Madje, shumë persona e kanë marrë edhe si të mirëqenë.

Ndryshe për këtë fitore kanë reaguar edhe shumë figura të njohura si: Elgit Doda, Flaka Krelani, Getinjo etj./SHQIP.com