Rozë

Einxhel Shkira thyen rekordin botëror të Big Brotherit

Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është njëra ndër konkurrentët më të përfolura të Big Brotherit.

E Gjithë kjo pasi ajo ka pasur debate të shumta brenda shtëpisë, ku është dalluar ai me Donaldin.

Meqenëse na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe vlen të theksojmë rekordin që ka thyer Einxhel Shkira.

Ajo është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën. Einxhel ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe ajo gjatë spektaklit.

Ndryshe, Einxhel është sonte në garë për çmimin e madh bashkë me Ilirin, Donaldin dhe Beniadën.

Njëri nga ta do të fitojë çmimin e madhe prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com