Lola Haradinaj tregon pse Dauti nuk e lejoi të merret me muzikë

Bashkëshortja e politikanit të njohur Daut Haradinaj, Lola Haradinaj, në çdo intervistë që ajo është prezente në media flet për martesën e tyre, shkruan SHQIP.
Ajo tregon për dashurinë e tyre dhe respektin e madhe që ata e kanë për njëri-tjetrin.
Lola dikur ka qenë prezantuese e Lotarisë së Kosovës në Radio Televizionin e Kosovës.
Mirëpo para se të merrej me moderim, dëshira e saj e madhe kishte qenë të merrej me muzikë – ëndërr e cila mesa duket është shuar ende pa nisur mirë realizimin e saj.
Moderatorja në një intervistë për emisionin “Divers” në RTK, ku ka treguar se shkas për të hequr dorë nga muzika ishte njohja me bashkëshortin e saj.

Lola tha se në kohën kur e njohu Haradinaj, ai ishte në burg gjersa në telefonatat që shkëmbente me të, herë pas here ajo i këndonte, ndërsa pas daljës së tij kishte menduar që do ta përkrahë.
“Unë kur e kam njohur Dautin dhe kur më telefonojke nga burgu, unë edhe këndoja nganjëherë, dhe thoja: Kur të del Dauti nga burgu do të më përkrahë, që të arrij sukseset në majat e muzikës, për të qenë ylli i radhës sepse e meritoja jo për gjë“, ka pohuar ajo
Ajo më tej tregoi se kur Dauti doli i tha: Çika e mirë, këndo veç për mua nganjëherë! Megjithatë unë s’jam pishman për jetën që kam dhe për statusin që kam”./SHQIP.c om