Kurti: Përputhja e “Shën Valentinit” me fitoren e VV-së, rastësi e bukur
Publikuar:
(14.02.2022 13:46:20)

Kryeministri Albin Kurti ka uruar “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve, të cilën e ka lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.
Kurti ka shfrytëzuar rastin që të përmend edhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kryeministri në Instagram.

Më 14 shkurt 2021, LVV arriti të marrë mbi 50% të votave të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës./Shqip.com