Sport Ndërkombëtar

Kampionati Botëror i Futbollit: Cilat ekipe janë kualifikuar për Katarin 2022?

Kampionati Botëror i Futbollit Katari 2022 do të zhvillohet nga 21 Nëntor deri më 18 Dhjetor.

Turneu 28-ditë i gjatë do të mbahet përgjatë tetë stadiumeve. Do të jetë hera e parë që Kampionati Botëror mbahet në Lindjen e Mesme.

Përfshirë organizatorët, 14 ekipe janë kualifikuar për Kampionatin Botëror me 32 ekipe deri më tani: Katari, Argjentina, Belgjika, Brazili, Kroacia, Danimarka, Anglia, Franca, Gjermania, Irani, Holanda, Serbia, Spanja, Zvicra.

Kështu duket skenari kualifikues rreth e rreth botës:

Afrika

Pesë ekipet fituese në përballjet mes Egjiptit me Senegalin, Kamerunit me Algjerinë, Nigerisë me Ganën, Republikës Popullore të Kongos me Marokun, si dhe Malit me Tunizinë do ta përfaqësojnë Afrikën në Katari 2022.

Azia

Pesë ose gjashtë ekipe, varësisht nga kualifikuesit e tjerë, do ta përfaqësojnë Azinë.

Sipas FIFA-s, dy ekipet më të mira në secilin grup do të kualifikohen, e ekipet e pozicionuara të treta në secilin seksion do të takohen në një ndeshje të vetme për të drejtën që të shkojnë në një playoff “intercontinental” për një vend në Kupën Botërore.

Evropa

Përveç 10 ekipeve tashmë të kualifikuara, janë edhe 3 vende të lira nga ana evropiane. Të kualifikuara për play-off janë: Austria, Republika Çeke, Italia, Maqedonia Veriore, Polonia, Portugalia, Rusia, Skocia, Suedia, Turkia, Ukraina, dhe Uellsi.

Amerika Veriore, Qëndrore, dhe Karaibet

Tre apo katër ekipe, bazuar në kualifikuesit e tjerë, do të përfaqësojnë CONCACAF(shkurtesë për Federatën e Futbollit të këtyre tre pjesëve).

Tre të parat do të kualifikohen direkt dhe do të shkojnë në playoff interkontinental me të pozicionuarit në vendin e tretë nga kontinentet tjera.

Tash për tash, Kanada, ShBA-të, dhe Meksika zënë tri vendet e para në grupin kualifikues.

Oqeania

Një grup do ta përfaqësojë Oqeaninë – jo përfaqësimi është po ashtu një mundësi.

Kualifikimet do të mbahen nga 13 Marsi deri më 30. Fituesit do të përballen me një ekip nga CONCACAF në një playoff për nje vend në Kampionation.

Amerika Jugore

Së paku katër shtete do ta përfaqësojnë Amerikën Jugore.

Katër të parët do të kualifikohen menjëherë përderisa të pestit do të duhet të kalojnë një playoff interkontinental.