Rozë

Beniada fanse e zjarrtë e këngës së tij, vjen reagimi nga Sinan Hoxha

Beniada Nishani dhe Sinan Hoxha

Beniada Nishani është njëra ndër personazhet më të komentuara të Big Brotherit.

Ajo tashmë është kthyer edhe kryefjalë në Tik Tok ku shumë video të saj janë bërë virale.

Banorja e “Big Brother VIP” shfaqet herë pas here duke folur me vështirësi gjuhën shqipe, herë të tjera duke kënduar e kërcyer.

Madje, modelja duket se është fiksuar mbas këngës së Sinan Hoxhës “Parfumi”, të cilën e këndon pafund. Kjo gjë i ka rënë në sy edhe vetë këngëtarit, i cili përmes kësaj video edhe e përmend.

@partofthesoul_ 😂❤️ #partofthesoul_ #beniada #sinanhoxha #parfumi #bbvip ♬ original sound – partofthesoul

“Është parfumi i atij, Beniada shko tani”, dëgjohet duke kënduar Sinani teksa buzëqesh.

Pas kësaj, Sinani ka kënduar këtë këngë në një koncert në Tiranë ku ka treguar që është dedikim për Beniadën pasi e ka rikthyer në ridëgjim pas disa vitësh./SHQIP.com