Konkurrentja e ‘Përputhen’ është ish e dashura e Vali Corleones
Publikuar:
(30.01.2022 21:54:50)

Në “Për’puthen Prime” të shtunën një vajzë e re iu bashkua këtij formati, shkruan Shqip.com.
Laureta Zyba nga Suhareka, motra e konkurrentes aktuale Rrushe Zyba, u bë pjesë e aventurës.
Hyrja e Lauretës bëri bujë të madhe.
Fillimisht 27-vjeçarja u komentua në mediat sociale pasi figuron se ka qenë e kërkuar nga INTERPOL si pjesë e një rrjeti mafioz serb.
Ndërsa, tani del se e njëjta ka edhe një ngjarje interesante nga e kaluara.
Si duket ajo ka qenë në një lidhje dashurie me Vali Corleonen, madje në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjet shihet se ajo kishte dhe një tatuazh me emrin e tij në pjesën e qafës.
Fotografitë dhe shkrimet po qarkullojnë në Instagram dhe TikTok./SHQIP.com

