Kënga “Toxic Love” dedikuar Borës? – e zbulon Eglit Doda

Për një kohë të gjatë është aluduar se kënga e Elgit Dodës, “Toxic Love” është dedikim.
Shkruar nga Donald Veshaj, thuhet se vargjet i janë kushtuar moderatores Bora Zemani.
I ftuar në “Pardon my French”, Elgiti ka treguar se nga ka ardhur inspirimi për këngën.
“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan”.
“Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë”, ka shtuar ndër të tjera artisti.
I njëjti po ashtu ka qenë pjesë e BBV, ku ka befasuar mikun e tij, Donaldin./SHQIP.com