Digne prezantohet te Aston Villa

Aston Villa po vazhdon të “godas” në merkaton e janarit.
Skuadra angleze ka zyrtarizuar edhe transferimin e Lucas Dignes, teksa ditë më parë Coutinho i’u afrua në formë huazimi gjashtë mujor.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet klubi anglez, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Aston Villa është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Lucas Digne nga Everton.
Reprezentuesi francez, i cili ka përfaqësuar klube elitare të futbollit evropian si Paris Saint-Germain, Roma dhe Barcelona, bëhet nënshkrimi ynë i dytë i afatit kalimtar të janarit.
Digne, 28 vjeç, ka fituar titujt e ligës si në Francë ashtu edhe në Spanjë, duke përfaqësuar vendin e tij si në finalet e Kupës së Botës ashtu edhe në Kampionatin Evropian”, ka shkruar ndër të tjera, klubi anglez.

Arsyeja pse Lucas u largua nga “The Toofes” ishte mardhënie e ftohtë me trajnerin Rafael Benitez.
Reprezentuesi francez i ishte bashkuar Evertonit në vitin 2019 – pasi anglezët i kishin paguar Barcelonës 18 milionë paund.
Për një kohë të shkurtër, ai la në stol legjendën, Leighton Baines, i cili tashmë i ka varur këpucët.
Krosimet e sakta nga krahu i majtë janë “arma” e tij më e fortë, dhe në dy sezonet e fundit ka qenë ndër futbollistët me më së shumti raste të krijuara për gol – në ishull.
Sezonën e kaluar, ai kishte regjistruar shtatë asistime – një shifër astronomike për pozitën ku ai luan./Shqip.com