Sport Ndërkombëtar

Aston Villa nuk ndalet – e transferon edhe Lucas Dignen

Lucas Digne

Merkato e janarit duket që do mbetet në histori të Ason Villas.

Skuadra angleze ka bërë edhe një tjetër goditje, duke siguruar transferimin e Lucas Dignes. Teksa, ditë më parë arritën marrëveshje me Coutinhon – për huazim gjashtë mujor.

Lajmin për transferimin e Dignes e ka konfirmuar Fabrizio Romano.

“Lucas Digne në Aston Villa nga Everton, ja ku shkojmë! Është arritur marrëveshja për tarifën prej 27 milionë euro. Lëvizje e përhershme. Kushtet personale u dakorduan sot në mëngjes.

Digne tani po udhëton për në Birmingham dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot”, ka shkruar ndër tjera, Romano , në Facebook.

Arsyeja pse Lucas u largua nga “The Toofes” ishte mardhënie e ftohtë me trajnerin Rafael Benitez.

Reprezentuesi francez i ishte bashkuar Evertonit në vitin 2019 – pasi anglezët i kishin paguar Barcelonës 18 milionë paund.

Për një kohë të shkurtër, ai la në stol legjendën, Leighton Baines, i cili tashmë i ka varur këpucët.

Krosimet e sakta nga krahu i majtë janë “arma” e tij më e fortë, dhe në dy sezonet e fundit ka qenë ndër futbollistët me më së shumti raste të krijuara për gol – në ishull.

Sezonën e kaluar, ai kishte regjistruar shtatë asistime – një shifër astronomike për pozitën ku ai luan./Shqip.com