Sport Ndërkombëtar

Edhe Digne në radarin e Aston Villas

Lucas Digne

E ardhmja e tij duket larg nga Evertoni.

Lucas Digne dëshiron që t’i ndaj rrugët me “The Toofes” dhe skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij janë Aston Villa.

Të udhëhequr nga Steven Gerard, Villa duket që do e zbrasin kuletën në këtë merkato të janarit.

Kurse, Goal.com shkruan se “mbrojtësi i majtë i Everton ka interes nga dy skuadrat e Premier League, së bashku me Newcastle United që janë jashtëm në garën për nënshkrimin e tij| .

Premier League news: Lucas Digne considers Lionel Messi to be the best in  the world, but admits he had to get out of Barcelona and join Everton |  Goal.com
Lucas Digne

Reprezentuesi francez i ishte bashkuar Evertonit në vitin 2019 – pasi anglezët i kishin paguar Barcelonës 18 milionë paund.

Për një kohë të shkurtër, ai la në stol legjendën, Leighton Baines, i cili tashmë i ka varur këpucët.

Krosimet e sakta nga krahu i majtë janë “arma” e tij më e fortë, dhe në dy sezonet e fundit ka qenë ndër futbollistët me më së shumti raste të krijuara për gol – në ishull.

Sezonën e kaluar, ai kishte regjistruar shtatë asistime – një shifër astronomike për pozitën ku ai luan.

Sipas “Transfermarket”, vlera e tij është 30-të milionë euro./Shqip.com