Mbi 40 të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Derisa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Coronavirusi në Kosovë, numri I rasteve të reja pozitive ka shënuar një rritje dukshëm të lartë, njofton Shqip.com.
Nga gjithsej dy mijë e 987 testime të kryera, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Me këtë rast ngritje ka shënuar edhe numri I rasteve aktive që tashmë ka shkuar në 195.
Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, në të njëjtën periudhë kohore janë dhënë 16 mijë e 199 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës. Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com