Pianistja Adea Badivuku, fiton çmimin e parë në Carnegie Hall
Publikuar:
(25.12.2021 10:43:26)

Pianistja shqiptare, Adea Badivuku, ka performuar në skenën prestigjioze Carnegie Hall, ku edhe ka fituar çmimin e parë në muzikën klasike.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja në rrjetin social “Facebook”, ku ka thënë se muzika ngjall çdo sallë në botë, por Carnegie Hall ngjall muzikën.
Tutje ajo ka shkruar se të kesh shansin që të performosh në këtë skenë prestigjioze është një ëndërr e bërë realitet.
“Performanca në Carnegie Hall & çmimi i parë është një konfirmim i arritjeve të mia dhe një përvojë surreale!”, ka shkruar Badivuku.
Gjatë këtë viti, pianisja shqiptare ka fituar çmimin e parë në garën ndërkombëtare “Golden Classical Music Awards” në New York.