Lajme Botë

Varianti omicron po sfidon Evropën

Ilustrim.

Varianti Omicron po “përhapet me shpejtësi rrufe” në Evropë dhe ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez Jean Castex.

Ai foli të Premten, disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime të rrepta udhëtimi për ata që hynin nga Britania e Madhe.

Britania e Madhe deri më tani ka qenë më e goditura në Evropë, me afro 15,000 raste të konfirmuara të Omicron të premten.

Në të gjithë kontinentin, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë infeksionesh.

Kufizime shtesë u njoftuan në Gjermani, Republikën e Irlandës dhe Holandën të Premten, ndërsa qeveritë kërkojnë të frenojnë valën.

Evropa ka parë tashmë më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë vdekje të lidhura me Covid-in, sipas shifrave të fundit të BE-së. /SHQIP.COM