Kulturë

Ministri Hajrulla Çeku takon përfaqësusen e Kosovës në piano

Ministri Hajrulla Çeku, në takim me pianisten Melisa Ibrahimi dhe profesoreshën e muzikës Alberta Troni

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim pianisten, Melisa Ibrahimi, dhe profesoreshën e muzikës, Alberta Troni.

Melisa Ibrahimi së fundi ka përfaqësuar Kosovën në garat në Moskë dhe ka fituar çmimi e parë “Gold Medal” në “International Music Symphony 2021”, çmimin e parë “Gold Diplome” në garën pjesë e UNESCO-S, “Grand Music Competition 2021” dhe ka marrë pjesë në koncertin e Konservatoriumit të Moskës.

Ministri Hajrulla Çeku, në takim me pianisten Melisa Ibrahimi dhe profesoreshën e muzikës Alberta Troni

Gjithashtu, Melisa Ibrahimi, ka fituar edhe çmime të tjera prestigjioze në Suedi, Serbi, Gjermani, Britani e Madhe e shumë vende të tjera.

Ndërkaq, Ibrahimi, vitin e ardhshëm do të interpretojë në njërën prej sallave më prestigjioze në botë, “Royal Albert Hall”, në sallën Beethoven House, në Gjermani.

Ndër të tjera, ministri Hajrulla Çeku, i uroi suksese për çmimet që ka fituar në garat ndërkombëtare për piano./SHQIP.com