Ledri Vula zbulon datën e lansimit të këngës “Amerikana”
Publikuar:
(14.12.2021 14:41:04)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, është ndër më të dashurit për një pjesë të madhe të audiencës.
Ai për vite të tëra ka arritur të mbajë të azhurnuar ndjekësit, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se datën kur do të lansojë këngën e re.
“Amerikana” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila në platforma digjitale do të plasohet më 14 dhjetor në orën 20:00.
Reperi po ashtu ka publikuar një video, derisa shihet në përgatitjet e klipit të projektit.
Postimi pati një sërë komentesh nga fansa të cilët mezi po presin publikimin e këngës./SHQIP.com