Pas Yll Limanit edhe Leonora Jakupi publikon mini-albumin e ri
Publikuar:
(10.12.2021 18:53:35)

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka publikuar mini-albumin e saj më të ri muzikor.
Ky lajm ishte paralajmëruar ditë më parë nga një postim në Instagram nga vetë këngëtarja.
“Amël” përmban pesë këngë të cilat kanë të realizuar edhe videoklipe.

“Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde Nxima”, “Centin e fundit” – janë pesë këngët e reja të këngëtares nga Drenica.
Ndryshe, ditë më parë edhe këngëtari, Yll Limani ka lansuar mini-albumin e tij më pesë këngët kushtuar ish-të dashurës së tij.

“Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare” ishin titujt e këngëve të cilat morën reagime të shumta nga fansat e publiku./SHQIP.com