Lajme

Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët e universiteteve duhet ta deklarojnë pasurinë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Në kategorinë e zyrtarëve publik të cilët deklarojnë prejardhjen e pasurisë do të hyjnë edhe mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve.

Kështu ka vendos sot Qeveria e Kosovës pasi ka miratuar projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, shkruan Shqip.com.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, zëvendësministri Blerim Sallahu, tha se pasi ky ligj të hyjë në fuqi, deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë dhe profesorët dhe mjekët.

Ilustrim

“Me këtë projektligj përmbyllet pako anti korrupsion. Ky projektligj mundëson deklarimin e pasurisë online.  Të dhënat do të jenë lehtësisht të regjistrueshme edhe në institucionet e tjera. Është bërë kategorizim i ri i zyrtarëve për deklarim të pasurisë. Në kategorinë e zyrtarëve publik janë shtuar mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike’, tha Sallahu.

Ilustrim

Gjithashtu, është shqyrtuar edhe projektligji për kompensimin e Viktimave të Krimit.

Sallahu në mbledhjen e Qeverisë, tha se ky projektligj ka për qëllim ta rregulloj programin për kompensimin e viktimave te krimit.

“Ky projektligj ka parapa dispozita për funksionalizim të programit. Zgjatja e afatit të aplikimit sepse afatet ligjore janë shumë të shkurtra, ridefinimi i llojeve të dëmeve të kompensueshme dhe shumave të kompensimeve, janë shqyrtuar lartësitë e kompensimeve”, tha ai./Shqip.com