Sa para kishte marrë kosovari që fitoi “Big Brother 5”?

Spektakli i “Big Brother VIP” është duke marrë bujë të madhe në mediat rozë.
E gjithë kjo pasi që në këtë vit banorët janë personazhe të njohur për publikun.
Së fundmi ish-fituesi i “Big Brother 5”, Arbër Zeka, ka treguar për çmimin që mori para nëntë vjetësh, në edicionin e pestë në atë kohë të këtij spektakli.
Ai tha se mori rreth 55 mijë euro dhe si fitues i këtij spektakli i ka shërbyer për të pasur sa më shumë famë.
Ai tha se këtë edicion mund të fitojë Iliri ose Arjola pasi janë lojtar të fortë.
“Në fillim më ka pëlqyer Donaldi, por më pas jam zhgënjyer me ngjarjet e fundit. Për fitore tash, jam në mes të Ilirit dhe Arjolës”, tha ai për KK.
Tutje, Zeka tha se nuk do të kthehej më në Big Brother, veç nëse brenda do të ishin fituesit e secilit edicion.
Zeka në finale ka shkuar me konkurrentin nga Shqipëria, Armando Osmani – Liam, ndërsa bashkë edhe me tre konkurrentë të tjerë, Genta, Françeska dhe Ermali kishin përmbushur pesëshen finaliste të këtij edicioni./SHQIP.com/SHQIP.com