“Kena me ua dridh kokën pasha Zotin e madh”- Çka po zien Don Xhoni dhe Butrint Imeri?

Reperi nga Drenica, Don Xhoni dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat për ta sjellë bashkëpunimin e parë në mes tyre.
Kështu kanë lënë të kuptohen përmes postimeve të njëjta që ata kanë në llogaritë e tyre përkatëse të Instagramit, duke paralajmëruar se diçka e madhe po vjen.
Fillimisht ishte menaxheri i Butrint Imerit, Denis Avdiu ai që postoi një foto ku shihet bashkë me këngëtarin dhe reperin.
Më pas imazhi u shpërnda edhe nga Butrinit dhe Don Xhoni, të cilët e përshkruan si befasia e fundvitit.
“Kena me ua dridh kokën pasha Zotin e madh”, ka shkruar Don Xhoni.

Ndërkohë, projekti i fundit i Don Xhoni është bashkëpunimin që solli me Loredanën “Gjuj për to”, kënga e cila deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime.
Ndërsa, projekti i fundit i Butrint Imeri është kënga me titull “Kuku”, e cila dy muaj nga lansimi numëron mbi 27 milionë klikime në Youtube./SHQIP.com