Leeds siguron shërbimet e Junior Firpos
Publikuar:
(30.06.2021 20:10:22)

Leeds United ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, Junior Firpo për 15 milion euro, shkruan “Goal”, transmeton Shqip.com
Leeds ka fituar garën me klube tjera nga Premier League dhe Serie A për të nënshkruar me Firpon.
24-vjeçari do të prezantohet në “Elland Road” pak para fillimit të ndeshjeve para-sezonale të skuadrës angleze.
Firpo do të bëhet nënshkrimi i parë i verës për skuadrën nga Yorkshire, derisa Barcelona ka qenë e “etur” për ta shtyrë atë sa më shpejt të jetë e mundur të transferohet në Angli për shkak të krizës financiare në “Camp Nou”./Shqip.com