Krasniqi: Rreth 200 mijë persona me nevoja të veçanta në Kosovë kanë nevojë për mbështetje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se në Kosovë janë rreth 200 mijë persona me aftësi të veçanta të cilëve duhet të ju jepet trajtim i duhur dhe jo diskriminues.
Këto komente, Krasniqi i bëri pasi sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, përcjell Shqip.com.

“Në Kosovë jetojnë rreth 200 mijë persona me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevojë për mbështetje, trajtim jo diskriminues dhe politika inkluzive të institucioneve lokale dhe qëndrore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Më tej, ai ka kërkuar nga shoqëria që të përkushtohen në avancimin e të drejtave të tyre si në shkollim, punësim dhe fusha të tjera.
“Një shoqëri demokratike dhe me standarde evropiane, çfare synojmë ta kemi, e ka për obligim që të respektoj dhe të avancoj të drejtat e personave me nevoja të veçanta për shkollim, punësim, shërbime shëndetësore, mirëqenie sociale e për çdo fushë tjetër”, përfundon kryetari i PDK-së./Shqip.com