Ramosaj: Të kapet sa më parë autori i sulmit ndaj autobusit ku mbeten të vrarë tre persona në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që sa më shpejt të kapet autori i sulmit ndaj autobusit që mbetën të vrarë 3 persona, dy prej tyre nxënës në Gllogjan.

Ramosaj në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne”.

“Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal”, ka shkruar Ramosaj.

Deri më tani dihet se tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagëve të marra në këtë sulm të ndodhur gjatë pasdites të së premtes, dy prej tyre nxënës dhe shoferi i autobusit./SHQIP.com