Kthehet përsëri Alvisa në “Për’Puthen Prime”, tregon si u ndjeh pas përballjes me Hysenin

Pas skandalit mes Alvisës dhe Hysenit javë më parë në “Për’Puthen Prime”, ajo përkohësisht u largua nga programi dhe tregoi se ky i fundit kishte abuzuar me të.
Alvisa tha se pas asaj nate u ndjeh shumë keq pasi ka parë se shumë nga gocat nuk po e përkrahnin atë, por ishin në krahun e Hysenit.
Konkurrentja po ashtu bëri një falënderim për Albin duke thënë se ishte i vetmi nga programi që e ka kontaktuar dhe i ka qëndruar afër.
Alvisa tregoi se ai ka qenë si vëlla për të, ndërsa nga vajzat ka veçuar vetëm Anën.
“Unë tani jam mirë, me Hysenin nuk flas më, por desha nuk desha u gjeta në një situatë të tillë por jam mërzitur me reagimin e vajzave këtu, por më shërbeu të njoh fytyrat e vërteta.”, tha Alvisa.
Alvisa madje bëri të ditur se familja e saj ishte prekur shumë nga kjo situatë por i qëndruan afër.
E sa i përket rivalitetit mes saj dhe Mikelës, ajo tha se atë natë nuk ka pritur se reagimi i Mikelës do të jetë në favor të Hysenit.
Mikela i është kundërpërgjigjur, duke thënë se reagimi i saj ka ardhur për shkak të veprimeve që Alvisa ka bërë ndaj saj për Brunon. /SHQIP.com