Lajme

Tensione në protestën e PD-së, qytetarët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, përdoren fishekzjarre dhe ujë

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme të opozitës, pasi gjithçka nisi qetësisht, pasi për më shumë se 30 minuta qëndruan para Kryeministrisë.

Raportohet se janë hedhur edhe molotovë nga protestuesit kur policia nuk ka lejuar ata të afrohen te Ministria e Brendshme.

Policia i është kundërpërgjigjur molotovëve me ujë, duke prekur edhe kreun e PD-së Sali Berisha.

Në kundërpërgjigje policia ka hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve.

Kordoni i policisë ndërpreu kështu marshimin e protestuesve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

/Shqip.com