Lajme

Plenkoviq arrin në Prishtinë, pritet nga Kurti

Kryeministri i Kosovës dhe i Kroacisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore të organizuar nga homologu kosovar, Albin Kurti, njofton Shqip.com.

Plenkoviq në vizitën e tij tërë-ditore në Kosovë, do të zhvillojë takimin e tij të parë me Kurtin, pas së cilit do të dalin në një konferencë për media në oborrin e Qeverisë.

Kryeministri kroat vizitë në Kosovë

Në agjendën e kryeministrit kroat thuhet se më pas do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, e cila do ta nderoi atë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

Një tjetër kre institucional do ta vizitojë krejt në fund. Bëhet fjalë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Gluk Konjufca, me të cilin do të takohet pas takimit me presidenten Osmani. /Shqip.com